Teksti mësimor Bazat e Marketingut materializon interesin e studiuesve dhe përpjekjet e autorëve për ta paraqitur marketingun në mënyrë të kuptueshme, sistematike, shkencore dhe praktike. Kjo është realizuar duke paraqitur në një formë të përmbledhur, jo vetëm konceptet bazë, por edhe zbatimin e tyre në procesin e vendimarrjes dhe drejtimit të aktiviteteve të marketingut. Marketingu është një shkencë e aplikuar e ngritur mbi themelet e shkencës ekonomike, shkencës së sjelljes dhe teorisë moderne të menaxhimit. Shkenca ekonomike sugjeron se marketingu angazhon përdorimin e burimeve të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat konkurruese, kështu që këto burime duhet të përdoren me kujdes. Shkenca e sjelljes sugjeron se marketingu ka të bëjë më njerëz, të cilët blejnë dhe drejtojnë organizata të caktuara, kështu që ne duhet të kuptojmë nevojat, motivimin, qëndrimet dhe sjelljen e tyre. Së fundi, teoria e menazhimit sugjeron se marketingu kërkon përgjigje për pyetjen se si organizatat duhet të drejtojnë aktivitetet e marketingut për të krijuar vlerë për vetveten, konsumatorët e tyre dhe për shoqërinë.
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Bazat e Marketingut- Arben Verçuni, Gjokë Uldedaj
Tekst Universitar
– Autor : Arben Vercuni, Gjoke Uldedaj
– Shtepia Botuese : “Maluka”
– Viti i Botimit: 2009
– Botimi i tretë
– ISBN 978-99956768-0-3
– Volum me: 390 faqe
– Cmimi:1500 Leke
| Peshë | 0.5 g/kg |
|---|
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email
Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT
Libraritë më të mira në botë
- Libraria e Kongresit (Washington, SHBA)
- Libraria Bodleian (Oxford, Britani e Madhe)
- Dhoma e Leximit në Muzeun Britanik
- Beinecke Rare Book & Manuscript (SHBA)
- Libraria Apostolike e Vatikanit
- Libraria e Shën Markut (Venezia, Itali)
- Libraria Publike e Bostonit
- Libraria e Parlamentit Kanadez
- Libraria Publike e New York
- Libraria Thomas Fisher (Toronto, Kanada)