Në filozofinë e ekonomisë është e rëndësishme të bëhet një dallim qëllimi i të cilit fokusohet në ndryshimin midis njohjes nga njëra anë dhe të kuptuarit nga ana tjetër.
Njohja ka të bëjë me krijimin e kornizës së përgjithëshme të dukurisë ekonomike. Ndërsa të kuptuarit ka të bëjë me bërjen prezente të domosdoshmërisë së ekzistencës së dukurisë ekonomike evidencimin e shkaqeve, përcaktimin e mënyrës së funksionimit, lidhjeve e ndikimeve reciproke me dukuri të tjera dhe përcaktimin e treguesve që kushtëzojnë përmasat e shtrirjes, intesitetin e dukurisë etj.
Në procesin e zhvillimit, tregu i punës afron një progres ekonomik në rrafsh historik të evidencuar dhe me diferencime, përsëritje të fakteve ekonomike të domosdoshme njohja e të cilave perben kërkesë si për përgatitjen profesionale jo vetëm të studentëve por dhe të specialistëve të interesuar në këtë fushë. Këtij qëllimi i shërben edhe teksti Ekonomia e Punës.
Pjesë përbërëse e këtij teksti janë problemet e tregut të punës si kërkesa dhe oferta e punës, papunësia dhe politikat e punësimit, varfëria dhe përjashtimi social, pagat e punës, edukimi dhe trajnimi, migracioni dhe politikat migrative, problemet institucionale të punës, etj.
U shtua në shportë
Shiko shportën
Kryej blerjen
Ekonomia e Punës- Galantina Canco
Tekst Universitar
– Autor: Galantina Canco
– Shtepia Botuese: “Geer ”
– Viti i Botimit: 2010
– Botimi i dyte
– ISBN 978-99956-88-11-0
– Volum me 233 faqe
– Cmimi: 1000 Leke
| Peshë | 0.38 g/kg |
|---|
Share në mediat sociale:
Facebook
Twitter
WhatsApp
Email
Koleksioni i Librave në Librarinë Universitare UBT
Libraritë më të mira në botë
- Libraria e Kongresit (Washington, SHBA)
- Libraria Bodleian (Oxford, Britani e Madhe)
- Dhoma e Leximit në Muzeun Britanik
- Beinecke Rare Book & Manuscript (SHBA)
- Libraria Apostolike e Vatikanit
- Libraria e Shën Markut (Venezia, Itali)
- Libraria Publike e Bostonit
- Libraria e Parlamentit Kanadez
- Libraria Publike e New York
- Libraria Thomas Fisher (Toronto, Kanada)