Është një libër i plotë që shërben për të gjithë të interesuarit për bimën e ullirit; studentë, specialist të prodhimit dhe fermerë që zotërojnë ullishte ekonomike. Në këtë libërlexuesi mund të gjejë të shtjelluara shumë qartë probleme të biologjisë së ullirit, probleme teknike të përzgjedhjes së zonës dhe kultivarit për mbjelljet e reja. Në libër, lexuesi do të gjejë gjithashtu të sqaruara shumë mirë probleme të teknologjisë së kultivimit; teknikat e krasitjes së ullinjve të rinj dhe të vjetër, teknikat e plehërimit, ujitjes, punimit të ullishteve dhe mbrojtjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit kryesor. Të dhënat më të reja shkencore, autori i ka gërshetuar dhe me përvojën e tij mbi 30 vjeçare, studimore dhe mësimdhënëse. Libri është i ilustruar me shumë fotografi origjinale që e lehtësojnë edhe më tepër kuptimin e gjithë problemeve të trajtuara.